Hoti ngreh dyshime: Në vitin 2022 Qeveria pagoi rrymë në veri pa vendim të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ngreh dyshime: Në vitin 2022 Qeveria pagoi rrymë në veri pa vendim të Kuvendit

    Insajderi
    15 November 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të KOSTT’it për Shumen prej 113 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit për rrymën në Veri për vitet 2021 dhe 2022.

    Sipas tij, anomalia qëndron tek dallimi se në vitin 2021 pagesa u bë me vendim të Kuvendit, ndërsa në vitin 2022 sipas tij është anashkaluar Kuvendi dhe pagesa është kryer me vendime tjera.

    “Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje”, ka shkruar Hoti.

    Postimi i plotë:

    Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 mil euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 mil.

    Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera.

    Qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark