Krasniqi në BE: Kosova të ketë vend meritor dhe perspektivë të qartë evropiane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi në BE: Kosova të ketë vend meritor dhe perspektivë të qartë evropiane

    Insajderi
    16 November 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar të enjten në Bruksel zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec.

    Në një postim në Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    “Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë”, ka shkruar Krasniqi.

    Edhe në këtë takim, Krasniqi ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark