Osmani komenton influencën e Rusisë: Po i shet armë Serbisë dhe po përdoren për ta sulmuar Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani komenton influencën e Rusisë: Po i shet armë Serbisë dhe po përdoren për ta sulmuar Kosovën

    Insajderi
    20 November 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë konferencës me shefin e NATO’s, Stoltenberg, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se influenca ruse shihet në tri aspekte.

    “Influenca ruse shihet në tri aspekte kryesore. E para është propaganda e cila është intensifikuar në dy vitet e fundit edhe sa i përket Ballkanit Perëndimor. Pra, propagandë e cila e mbështet qëndrimin e Serbisë sa i përket destabilizimit të rajonit. E dyta ka të bëjë me armët, që Rusia vazhdimisht ia shet Serbisë dhe të cilat më pas shfrytëzohen nga Serbia për ta sulmuar Kosovën apo shtetet e tjera. E treta ka të bëjë me mbështetjen politike, të cilën Rusia vazhdimisht ia jep Serbisë në këto përpjekjet e destabilizimit. Kur bëhen këto të trija bashkë është e qartë se është interes i Rusisë që të hapet edhe një front kundër perëndimit dhe natyrisht që këtë front dëshiron ta hapë në pjesë të Evropës të cilat akoma nuk janë pjesë e NATO’s”, ka thënë Osmani.

    Osmani tutje tha se është e domosdoshme që bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO’s të jetë gjithnjë në koordinim të plotë dhe në rritje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark