Mbi 2 mijë targa ilegale serbe të konvertuara në RKS - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 2 mijë targa ilegale serbe të konvertuara në RKS

    Insajderi
    20 November 2023 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i veturave që janë regjistruar nga ilegale në RKS ka shkuar mbi 2 mijë.

    Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

    “Sot veturat e regjistruara nga ilegale në RKS e kanë kaluar numrin 2 mijë”, tha Elshani për Express.

    Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.

    Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e veturave do të jetë deri më 1 dhjetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark