
Të premten në Gjykatën Themelore të Gjakovës është mbajtur seanca për rastin ku viktimë e vrasjes me eksploziv ishte Haxhi Ahmeti, kurse në bankën e të akuzuarit është shtetasi shqiptar, Dod Gjikola.
Gazeta Insajderi ishte në seancë dhe ka filmuar tërë seancën, të cilën e gjeni këtu.
Pas seancës, Gazeta ka intervistuar edhe djalin e viktimës, Gani Ahmetin, i cili ndër të tjera ka përmendur që, sipas tij, edhe gjyqtarit kryesor në këtë panë, Ilir Rashkaj, persona të caktuar i kanë shkuar po për këtë rast në shtëpi.
Videon e gjeni këtu:
Pas publikimit, Insajdri ka dërguar pyetje tek Zyra për Informim e kësaj Gjykate, si dhe tek adresa e vet Gjyqtarit të përmendur, Ilir Rashkaj.
As Zyra për Informim, e as vet Gjyqtari Rashkaj nuk janë përgjigjur që nga dita e shtunë.
Të njëjtit janë rikujtuar nga Insajderi që të përgjigjen edhe të hënën në këto pyetje:
A është e vërtetë që për këtë rast kryetarit të kolegjit i ka shkuar dikush në shtëpi për të biseduar, ose edhe bërë presion?
Nëse po, kur dhe a e ka denoncuar në Prokurori?
Nëse nuk i ka shkuar askush, cilat janë hapat qe do te ndërmerren ndaj z. Gani Ahmeti?
As pas tri ditësh, Insajderi nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kjo Gjykatë.
Edhe pse Gjykata nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Insajderit, të hënën vonë, kanë bërë publik një reagim.
Për hir të korrektësisë, Insajderi do ta publikoi të plotë reagimin e tyre, ani pse të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje direkt tek Inssajderi, edhe pse Gazeta iu ka kërkuar këtë gjë.
Reagimi i plotë: