Politikani i larguar nga Serbia: Gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë kryer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani i larguar nga Serbia: Gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë kryer

    Insajderi
    21 November 2023 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq i cili iku nga Serbia për shkak të pushtetit aktual serb, përmes një postimi në platformën “X”, ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

    Ai thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.

    “Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka pohuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark