Zjarri në IML: Prokurori i Shtetit lëshon autorizime për të hetuar nëse ka elemente të veprës penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në IML: Prokurori i Shtetit lëshon autorizime për të hetuar nëse ka elemente të veprës penale

    Insajderi
    21 November 2023 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Shteti ka nisur hetimet për të gjetur shkaktarin e zjarrit që përfshiu sot dy zyre brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    Për Insajderin kanë njoftuar se me urdhër të prokurorit janë lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes për të parë nëse ka elemente të veprës penale.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

    Përgjigja e Prokurorisë:


    Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.

    Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së.

    Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark