Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Spitalit në Pejë. Pas dorëheqjes është prononcuar për Insajderin.
Ibraj ka thënë se arsyet e dorëheqjes, janë personale, për vazhdim të edukimit profesional.
“Arsyeja është edukimi i vazhdueshëm profesional, nivel akademik dhe për shkak të angazhimeve tjera personale që i kam. Unë do të vazhdojë punën time si mjek specialist”, ka thënë ai për Insajderin.
Nga Spitali i Pejës përmes një njoftimi në Facebook, është thënë se Ibraj do të vazhdojë në pozitën e shefit të Emergjencës.
“Dr.Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë! Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional”.
“Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë.
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Fazli Shala ka falënderuar Dr.Besnik Ibraj për kontributin e dhënë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me tashmë ish Drejtorin Mjekësor dhe me secilin të punësuar do të jetë i vazhdueshëm drejtë synimit për të avancuar punën në Institucionin tonë”, thuhet në njoftim.
/Insajderi