
Një kërcënim me armë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Një gjë e tillë është konfirmuar për Gazetën Insajderi kryeinspektori i komisionit, Naim Sejdiu.
Ai ka bërë të ditur se detaje të mëtejshme do të bëhen të ditura në konferencë që pritet të mbahet së shpejti.
Policia tha se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS & SH. RR. PËRGJITHSHËM – Rr. Armend Daci, Prishtinë 21.11.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi ka ekspozuar një armë-pistoletë dhe ka kryer veprën e lartcekur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8-fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”