Kryetari i Preshevës: Edhe Edi Rama mem thirr, nuk pranoj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Preshevës: Edhe Edi Rama mem thirr, nuk pranoj

    Insajderi
    22 November 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri sa dita për dorëzimin e listave pjesmarrëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi po afrohet (26 nëntor), përqarjet mes partive politike shqiptare të Luginës vetëm se po thellohen.

    Pas disa tentativa të Kryeministrit kosovar Albin Kurti për të unifikuar faktorin politikë atje për zgjedhjet parlamentare serbe të 27 Dhjetorit, dhe dështimet për të arritur një marrëveshje të tillë, të njejtit dje ishin ftuar në takim nga Ministri Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z.Igli Hasani.

    Ndryshe nga bojkoti që përfaqësuesit e Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi tashmë e ca kohë i bëjnë qeverisë kosovare, ftesës për takim në Tiranë i ishin përgjigjur të gjithë akterët politikë të Luginës së Preshevës, ndonëse edhe kësaj here pa rezultat.

    Burime të paparaci.com thonë se pika kryesore ku krerët politikë të Luginës nuk po arrijnë të dakordohen është bartësi i listës së përbashkët.

    Mospajtimet janë mes deputetit aktual Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratikë dhe Shqiprim Arifit, ish kryetar i Komunës së Preshevës të Alternativës për Ndryshim, ku si kandidat të tyre kanë z. Visar Mehmeti, ish.shefin e kabinetit të z.Arifi.

    Paparaci.com ka mësuar se në takimin e djeshëm në Tiranë, gjatë bisedimeve dhe përpjekjeve për të nxjerrë listën e përbashkët shqiptare, Arifi në mundësin që Shaip Kamberi të jetë bartës i listës, Ministrit shqiptar Hasani iu është drejtuar me fjalët: “Edhe Edi Rama mem thirrë unë të parin e listës nuk ia lëshoj askujt”.

    Vlenë të theksohet se të vetmën herë kur shqiptarët e Luginës dolën bashkë në zgjedhje ishte koha kur Ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë e udhëhiqte z.Gent Cakaj e kur shqiptaret e Luginës dolën me 3 përfaqësues rrjedhimisht 3 deputet, Shaip Kamberin e PVD’s, Argjent Bajramin e partis së Shqiprim Arifit dhe znj. Naide Beqiri nga Partia Demokratike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark