Osmani dhe Kurti arrijnë në kazermën “Adem Jashar” për Ditën e Forcës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dhe Kurti arrijnë në kazermën “Adem Jashar” për Ditën e Forcës

    Insajderi
    27 November 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë arritur në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Ata janë duke vizituar ekspozimin e armëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    Sot institucioni i sigurisë ka hapur dyert për qytetarët në mënyrë që të shohin pajisjet ushtarake.

    “Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark