Vdes vajza e ish-deputetit nga Tetova, u godit nga makina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vdes vajza e ish-deputetit nga Tetova, u godit nga makina

    Insajderi
    29 November 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ndarë nga jeta në një moshë të re, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Eva Tavo ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Tetovë.

    Vajza e ish-deputetit është përplasur nga një makinë në rrugën industriale në Tetovë. E reja u dërgua pas aksidentit në Spitalin Klinik, por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Për shkak të plagëve të rënda, Evanthia Tavo ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook.

    Përcjellja për në banesën e fundit për 24-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër. Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tako.

    Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba. Eva mësohet se ishte vetëm 24 vjeçe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark