Largohet flamuri shqiptar, policia maqedonase arreston personin që e vendosi në Kodrën e Diellit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet flamuri shqiptar, policia maqedonase arreston personin që e vendosi në Kodrën e Diellit

    Insajderi
    29 November 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    J.A., 33-vjeç nga Tetova, është arrestuar sot nga Policia e Maqedonisë së Veriut për vendosjen e flamurit shqiptar në oborrin e kishës “Sht. Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit, në Tetovë.

    Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se i arrestuari është një shqiptar etnik nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës.

    Sipas autoriteteve maqedonase, i dyshuari e hoqi të martën nga shtiza flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonave dhe e vendosi aty flamurin shqiptar.

    “Pas dokumentimit te rastit ndaj shtetasit J.A. i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të kishës, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.

    Përveç arrestimit të të dyshuarit, flamuri shqiptar është hequr nga oborri i kishës dhe në vend të tij është rikthyer flamuri i Kishës Ortodokse Maqedonase, ka njoftuar sot Stojançe Angellov, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark