Oda e Mjekëve ngushëllon për vdekjen e mjekes që u godit dje nga një veturë në “Rrugën C” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Mjekëve ngushëllon për vdekjen e mjekes që u godit dje nga një veturë në “Rrugën C”

    Insajderi
    29 November 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja e cila është goditur për vdekje mbrëmë në “Rrugën C” në Prishtinë është Dashurije Gashi, specialiste e hematologjisë.

    Oda e Mjekëve ka shprehur ngushëllime për punëtoren shëndetësore që vdiq pasi u godit nga një makinë në “Rrugën C” në Prishtinë.

    “Ndahet nga jeta dr. Dashurije Gashi, specialist i hematologjisë. Dr. Dashurije Gashi kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitin 2007. Ndërsa Specializimin për Hematologji e përfundoi në Klinikën e Hematologjisë, SHSKUK, në Prishtinë. Dr. Dashurije Gashi u shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Suharekë, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj”, thuhet në reagimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark