
Një ditë më parë në Bruksel është mbajtur takimin i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Pjesë e këtij takimi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Blinken foli rreth asaj se çka u diskutua në këtë takim.
Ai deklaroi se temë e diskutimit ishte Ballkani Perëndimor, dhe se si të ndihmohet kjo pjesë për një të ardhme euroatlantike.
Mes tjerash sekretari amerikan theksoi se “Aleanca e NATO-s është e bashkuar”.
“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “X”.