Tre shqiptar të lënduar pas një aksidenti në Kroaci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre shqiptar të lënduar pas një aksidenti në Kroaci

    Insajderi
    29 November 2023 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në Kroaci. Tre prej tyre janë shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë drejtuesi i një tjetër automjeti, 22-vjeçari shqiptar, pasi është përplasur me një kamion që drejtohej nga një boshnjak, raporton BNN.network.

    “Duke hyrë në kthesën e majtë për të shmangur një përplasje ai ka frenuar, kështu ka dalë nga rruga me një grup automjetesh dhe është përmbysur në anën e majtë të një kanal kulluese. Pas përplasjes edhe vetura ka përfunduar në kanal”, thuhet në mediat kroate.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark