Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

    Insajderi
    29 November 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

    Kështu ka bërë të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës rajonal i Policisë në Gjakovë.

    “Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, me një karikator dhe dhjetë (10) copë fishekë”, ka thënë Elezaj, përcjell Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se armët dhe municioni janë konfiskuar ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark