"Është zonë fshati ska kamera..." - një tjetër deklaratë nga vjehrri i gruas së këshilltarit të Pacollit që mbeti e vrarë në rrugë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është zonë fshati ska kamera…” – një tjetër deklaratë nga vjehrri i gruas së këshilltarit të Pacollit që mbeti e vrarë në rrugë

    Insajderi
    01 December 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka shpalosur detaje rreth vrasjes së nuses së djalit të tij, shkruan Insajderi.

    Ai ka theksuar se vendi ku ka ndodhur rasti është zonë fshati, që nuk ka kamera.

    Tutje, vjehrri i të ndjerës tha se grabitësit ia kanë marrë telefonin djalit të tij.

    “Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qen 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’, ka thënë ai në News24.

    “Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’. I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, potencoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark