
Një 22 vjeçare në Prishtinë po dyshohet se ka lindur foshnjën e saj para kohë në QKUK, si shkak i dhunës fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Se kanë pranuar një rast të tillë në Klinikën e Gjinekologjisë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.
Ai ka refuzuar të flasë mbi dhunën e ushtruar ndaj saj, por ka treguar se gjendja e saj është e mirë pas lindjes dhe se është lëshuar për në shtëpi.
“Unë mund të flasë për gjendjen e pacientes, lindja është kryer në mënyrë normale, pacientja sot ka shkuar në shtëpi”, ka thënë Ndrejaj shkurt për Insajderin.
Viktima siç mëson Insajderi, të shtunën e 25 nëntori ishte shtuar në Spital, aty ishte kuptuar se ka shenja dhunë, si rrjedhojë vetëm ditë më pas vet viktima e ka raportuar rastin.
Për rastin Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, të njëjtit kanë kërkuar që t’iu referohemi raportit 24 orësh.
Nga policia është konfirmuar se rasti është raportuar nga viktima ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 25.11.2023 – 09:30. Me 03.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se kishte pasur sulm fizik nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë përcjell Insajderi.