Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti

    Insajderi
    07 December 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka shprehur bindjen se vetëm oferta e tyre mund ta rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisja.

    Ai ka thënë se zgjedhjet e fundit lokale kanë dëshmuar se PDK është kundërshtari më i denjë për të mposhtur Albin Kurtin.

    “Ne jemi të  bindur se e vetmja ofertë që e rrëzon Kurtin nga pozita e kryeministrit është oferta e PDK-së”.

    “E kam parë vet kur kam dalë në fushatën e balotazhit në zgjedhjet e fundit lokale, ka qenë pozicioni i njëjtë. Askush nuk ka besuar se gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të fitohet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje”.

    “Ne e kemi larguar LVV-në nga Prizreni e Mitrovicën dhe shumicën e votave ja kemi marrë në Prishtinë. Ne kemi bërë diferencën ndaj LVV-së. Siç e ndërtuam ofertën në zgjedhjet lokale, ashtu do ta ndërtojmë ofertën edhe në zgjedhjet nacionale dhe do të jemi jashtëzakonisht shumë konkurrues”, ka deklaruar tutje Ismaili në rtv Dukagjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark