E mitura që u raportua e zhdukur, bashkëjetonte me një person në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E mitura që u raportua e zhdukur, bashkëjetonte me një person në Prizren

    Insajderi
    08 December 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura e cila më 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, në Prizren.

    Tutje thuhet se pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare e cila më  05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark