Përleshja në Graçanicë - IPK konfirmon përfshirjen e një zyrtari policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshja në Graçanicë – IPK konfirmon përfshirjen e një zyrtari policor

    Insajderi
    11 December 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën në mbrëmje ka ndodhur një rrahje fizike mes disa personave në një lokal në Graçanicë. Sipas njoftimit të IPK’së në këtë incident ka qenë i përfshirë një zyrtar policorë ( jashtë detyres zyrtare).

    Sipas IPK’së, rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës kurse IPK është duke trajtuar rastin lidhur me dyshimin e prezencës së një zyrtari policor gjatë incidentit (edhe ky jashtë detyrës zyrtare) dhe lidhur me përgjegjësinë eventuale të tij për mos veprim.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë incident që është raportuar pas mesnatës në Graçanicë. Hetuesit e IPK-së si dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës ka arrestuar në këtë rast dy qytetarë si të dyshuar për lëndim trupor ndaj një pjesëtari të PK-së (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare). Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës kurse IPK është duke trajtuar rastin lidhur me dyshimin e prezencës së një zyrtari policor gjatë incidentit (edhe ky jashtë detyrës zyrtare) dhe lidhur me përgjegjësinë eventuale të tij për mos veprim”, ka thënë IPK për Gazetën Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark