Përjashtohen për 10 ditë 7 deputetë të opozitës në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Përjashtohen për 10 ditë 7 deputetë të opozitës në Shqipëri

    Insajderi
    11 December 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë me 10 ditë.

    Përjashtimi i tyre erdhi me kërkesë të Partisë Socialiste (PS), lidhur me tensionet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit në Kuvend.

    Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

    Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, shkruan Eeuronews,

    Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark