"Informacione rreth vrasjes së Liridonës" - Vëllai i Liridonës kërkon të ndalen qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Informacione rreth vrasjes së Liridonës” – Vëllai i Liridonës kërkon të ndalen qytetarët

    Insajderi
    11 December 2023 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, ka shkruar se familja e tij, ditëve të fundit është kontaktuar nga njerëz të ndryshëm për t’iu ofruar informacione rreth vrasjes së Liridonës.

    Ademaj përmes një reagimi në Facebook thotë se këto informacione duhet t’i dërgojnë tek Policia e Kosovës.

    Reagimi i plotë:

    Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.

    Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

    Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

    Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark