Abdixhiku në Parlamentin Evropian, jep detaje për vizitën atje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku në Parlamentin Evropian, jep detaje për vizitën atje

    Insajderi
    11 December 2023 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton për vizitën dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.

    Ai tha se vizitën e ka nisur “me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjëve dhe dritave të Krishlindjes, organizuar nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”.

    “Atë e falenderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”, thekson ai.

    Abdixhiku thekson se e ardhmja e Kosovës është Europa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark