Sekuestrohet mjaltë dhe shampon pa origjinë në një biznes në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet mjaltë dhe shampon pa origjinë në një biznes në Prishtinë

    Insajderi
    12 December 2023 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës gjatë kontrollit të një biznesi në Prishtinë kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë.

    Sipas policisë, lidhur me këtë rast është arrestuar një person i cili është liruar në procedurë të rregullt.

    “Me 11.12.2023  njësitet policore në koordinim e bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës, kanë realizuar një operacion policor gjatë të cilit në një subjekt biznesi kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë. Lidhur me rastin i dyshuari kosovar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

    Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është duke u hetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark