Ende në arrati - Ky është i dyshuari që policia po kërkon ndihmë në lidhje me grabitjen në Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende në arrati – Ky është i dyshuari që policia po kërkon ndihmë në lidhje me grabitjen në Suharekë

    Insajderi
    13 December 2023 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe një person si të dyshuar në përfshirjen ne Grabitjen e armatosur në Suharekë.

     Emri i tij është Korab (Zeqir) Gashi. Ai është vëllai i ( Dukagjin Gashit) personit që u vra nga aksioni i fundit i Policisë lidhur me këtë rast.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor, të ndodhur me datën 22.11.2023 në argjendarinë në Suharekë.

    Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë.

    Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.

    Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.

    Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.

    Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes

    E-mail adresës elektronike: [email protected]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark