“Jam t’u u ni tepër keq”- Deklarohet Veton Berisha pas arrestimit të babait si i dyshuar për dhunim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jam t’u u ni tepër keq”- Deklarohet Veton Berisha pas arrestimit të babait si i dyshuar për dhunim

    Insajderi
    13 December 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shaban Berisha është një nga dy emrat e personave të arrestuar sot për rastin e dhunimit të një 22-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore.

    Insajderi po ashtu mëson se Shaban Berisha është babai ish-deputetit egjiptas Veton Berisha.

    Po ashtu sipas burimeve i arrestuari i dytë është Ismet Gogaj.

    Lidhur me arrestimin e babai të tij, ka folur edhe vetë ish-deputeti Berisha, i cili tha se nuk ka ende informacione se çfarë ka ndodhur dhe s’ka pasur kontakt me babanë e tij sot.

    “Jam duke ardhë rrugës, për qatë rastin që po flitet. Nuk kam qasje kontakt te baba hala, jam rrugës t’u shku. Nuk e di. Jam t’u shku, edhe pa shku me vërtetu nuk e di. Ju betohem që asnjë informacion nuk e kam. Kam qenë në Zvicër në udhëtim zyrtar, parmbrëmë jam kthy, mbrëmë kam fol me to [babanë], ka qenë gjithçka në rregull. Jam t’u u ni tepër keq, iu lus për mirëkuptim se nuk e di çka ka ndodhë”, tha Berisha për Sinjalin.

    Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë me probleme mendore dyshohet se u dhunua dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar dy persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark