Në qershor të vitit të kaluar, Gazeta Insajderi kishte raportuar për Drejtorin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në Podujevë Pajtim Balajn, i cili ishte përkujdesur që në listën e përfituesve të granteve të drejtorisë që e udhëheq ai, ta fus edhe shkollën e kitares, ku bashkëthemelues është babai i tij, Nexhmi Balaj.
Shkolla e Kitarës “Mirela”, ishte pjesë e listës preleminare të fituesve të granteve të Komunës, ku bashkë themelues është babi i drejtorit të Kulturës, Nexhmi Balaj, shkruan Gazeta Insajderi.
Siç ka marrë vesh Gazeta Insajderi nga burime brenda Policisë, Drejtori i Kulturës në Komunën e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, Pajtim Balaj sot është intervistuar nga Policia, në cilësi të të dyshuarit për këtë rast.
I njëjti në Polici ka deklaruar që nuk ka qenë në dijeni që babai i tij ka qene pjesë e kësaj shkolle kur është dhënë granti.
Kujtojmë se, vendimi ishte bërë publik me 29 qeshor të 2022, nga vet Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Shkolla e Kitares “Mirela”, kishte fituar grant në vitin e kaluar në projektin festivali ndërkombëtare “Koncertet verore për mërgimtarët”.
Ish-drejtori i Kulturës në qeverisjen e LDK-së, Nexhmi Balaj del të jetë njëri nga thememluesit e Shkollës së Kitares “Mirela” në Podujevë, së bashku me dy ortak të tij Ymer Musa dhe Anjesa Musa. Kjo dëshmohet edhe përmes regjistrit të Oranizatave Joqeveritare, shkruan Gazeta Insajderi.