Policia ka parandaluar kontrabandim të mallrave në vlerë prej 7000 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ka parandaluar kontrabandim të mallrave në vlerë prej 7000 euro

    Insajderi
    14 December 2023 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar sot një kontrabandim me mallra në brezin kufitar në mes të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit për media, mallrat e kontrabanduara kanë qenë kryesisht veshmbathje të ndryshme, në sasi prej gjithësej 617 copë, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas tregut kap shifrat rreth 7000 euro.

    “Me datën 13.12.2023 njësitë Task Forcë – Lindje, së bashku me njësitë nga Dogana e Kosovës, kanë identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore, i cili dyshohet se përmes rrugëve malore nga RMV ishte duke sjellë mallra të kontrabanduara në drejtim të Gjilanit. Automjeti i dyshuar është përcjellë nga njësitë e lartcekura deri tek automjeti i dytë i përfshirë në rast, i cili po priste ta pranonte mallin e lartcekur” ka shkruar Policia e Kosovës në Facebook.

    Ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit malli së bashku me automjetin janë dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë” ndërsa tre personat e dyshuar të përfshirë në rast janë liruar në procedurë të rregullt


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark