
Nuk do të ketë koalicion LVV-LDK në qeverinë e ardhshme, ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe krahu i djathtë i kryeministrit Albin Kurti në qeverisje, tha se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku “nuk do të votojë për Albin Kurtin”.
Ai, në një intervistë për RTK-në, u shpreh i sigurt se partia e tij s’do të jetë në koalicion me LDK-në në qeverinë e ardhshme.
“Ne e kemi marrë mandatin me qeverisë me Kosovën. Në qoftë se ne gjatë kësaj qeverisje bëjmë diçka të cilën votuesi thotë ‘kjo nuk është në linjën e asaj që na keni premtu neve’, ata na çvotojnë. Por unë kam brengën që më së shumti të brengosur për mbajtjen ose jo të premtimeve tona janë opozita. Ata s’na kanë votu. S’kanë me na votu as në 2025-ën. Lumir Abdixhiku nuk do të votojë për Albin Kurtin, të jeni të sigurt”, tha Bislimi në një intervistë për RTK-në.
“Veç nëse hyni në koalicion bashkë..”, komentoi gazetarja.
“Edhe kjo të jeni të sigurtë që nuk do të ndodhë”, u përgjigj Bislimi.