Ministria e Shëndetësisë i blen 14 autoambulanca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë i blen 14 autoambulanca

    Insajderi
    15 December 2023 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë i ka blerë 14 autoambulanca. Për këtë tender e ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomik “Madekos Sh.P.K ES Industry Sh.P.K “ me vlerën prej 904 mijë e 383 mijë euro.

    Sipas dosjes së tenderit të publikuar në KRPP, sasia e përafert është 14 copa për 3 vite buxhetore, por kjo mund të ndryshoj varësisht nga Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, në limitet + -30%.

    Po ashtu sipas dosjes së tenderit për këtë projekt kanë aplikuar vetëm dy kompani, kompania e cila është shpërblyer me kontratë është me çmim më të lartë se kompania tjetër që ka ofertuar.

    Oferta e kompanisë tjetër ishte 899 mijë e 920 euro, shkruan Indeksonline.

    Kompania kishte paraqitur ankesë në ministri për shkak të diskualifikimit dhe në arsyetimin e ministrisë thuhet se ky vendim erdhi pasi oferta ishte e papërgjegjshme dhe nuk plotësohet kriteri numër 4 kërkesat mbi mundësitë teknike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark