Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, prin kjo parti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, prin kjo parti

    Insajderi
    17 December 2023 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, si dhe komunale në disa komuna përfshirë Beogradin.

    Siç ka njoftuar “N1”, partia e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq SNS kryeson me 46.6%.

    Bazuar në 65,1 për qind të mostrës së CeSID/IPSOS, partia “Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi 46,6 për qind të votave, ose 129 mandate.

    Në vend të dytë është “Serbia kundër dhunës” me 23 për qind ose 63 mandate.

    Vendin e tretë e zë koalicioni SPS me 6.9 për qind ose 19 mandate.

    Koalicioni NADA fitoi 4.9 për qind ose 13 mandate.

    Sipas këtyre parashikimeve, edhe lista “Dr. Branimir Nestoroviq – ne – zëri i popullit” e kalon regjistrimin me 4,8 për qind të votave, pra 13 mandate.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark