Qeriqi: Nuk janë kryer pagesat për subvencionimin e energjisë për familjet e dëshmorëve dhe invalidët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeriqi: Nuk janë kryer pagesat për subvencionimin e energjisë për familjet e dëshmorëve dhe invalidët

    Insajderi
    19 December 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhevdet Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se sivjet nuk janë ekzekutuar mjetet që kanë qenë si subvencion për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.

    Ai për KlanKosova.tv ka thënë se nga Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve është njoftuar se nuk janë përfshirë për subvencionim.

    “Kjo qeveri nuk e ka kryer obligimin që është kryer viteve të tjera. Bëhet fjalë për një pagesë prej 130-140 euro për familje”, është shprehur ai përmes telefonit.

    “Ne kemi bërë ankesë javën e kaluar dhe jemi në pritje të një përgjigjeje nga qeveria”.

    “Kërkesa është që subvencionimi të bëhet edhe këtë vit dhe se pse nuk jemi njoftuar si kategori për ndryshimet që janë bërë”.

    Në anën tjetër Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk kanë përjashtuar asnjë kategori nga subvencionimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark