Ambasadori Zemaj takohet me David Quarrey, e falënderon për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Zemaj takohet me David Quarrey, e falënderon për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

    Insajderi
    20 December 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, David Quarrey.

     Në këtë takim, njofton Zemaj se e ka falënderuar për kontributin pakursyer të forcave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të KFOR-it dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në vendin tone.

    Postimi i plotë:

    Në përmbyllje të takimeve të këtij viti me shtetet anëtare në Selinë e NATO-s dhe në frymën festive në prag të Krishtlindjeve sot u prita në një takim të frytshëm pune në Misionin e Përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar në #NATO nga ambasadori dhe miku David Quarrey.

    E falënderova ambasadorin Quarrey për mbështetjen e tij dhe të misionit 🇬🇧 në NATO për bashkëpunimin tonë gjatë vitit 2023 si dhe për kontributin e pakursyer të forcave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të KFOR-it dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në vendin tonë, sidomos në këto kohë sfiduese për të gjithë Evropën.

    Veçanërisht mirënjohës për kujdesin dhe përkushtimin e shtuar për proceset integruese të vendit tonë, për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark