Tërshana e quan të padrejtë largimin nga pozita e komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren pas aksidentit me fatalitet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërshana e quan të padrejtë largimin nga pozita e komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren pas aksidentit me fatalitet

    Insajderi
    20 December 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të rinj mbetën të vdekur të shtunën e 16 dhjetorit në autostradën “Ibrahim Rugova” si pasojë e garave ilegale. Të njëjtit u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër.

    Për garën e zhvilluar që për pasojë solli tri vdekje, tashmë kanë filluar të merren masa. Personi i parë, ndaj të cilit janë marrë masa është komandanti i Trafikut Rajonal në Prizren, Hasan Tërshana.

    Tërshanës i është ndryshuar pozita e punës, nga komandant i zonës Rajonal të Prizrenit, në një pozitë tjetër.

    Këtë e ka konfirmuar vet Tërshana në prononcim për Insajderin, teksa ka shtuar se vendimi sipas tij nuk është i drejt dhe se do të ankohet.

    Ai ka potencoi se me autostradat merret Njësia e autostradave e jo ajo e Trafikut.

    Po është e vërtetë që më ka ndryshuar pozita e punës. Dje e kam marrë vendimin për ndërrim të pozitës prej shefit të Njësisë së Trafikut në pozitë tjetër të operativës. Për mua ka qenë e pa drejtë e papritur sepse nuk është ajo pjesë zona e autostradës që mbulohet nga Njësia e Trafikut ajo i përket Njësisë së Autostradës“, u shpreh Tërshana.

    “Prej dje, kur edhe e kam marrë vendimin, tani jam zhvendosur udhëheqës në qendrën rajonale operative”, tha ai.

    “Trafiku i ka aktivitetet më të mira thuajse në nivel të Kosovës, se di përse unë jam këtu, por sidoqoftë do t’i shfrytëzojë të drejtat e mija, ankimin dhe të shohim”.

    Nga gara ilegale me vetura që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbetën të vdekur tre të rinj: Lordon Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

    Theksojmë se në këtë vit 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark