
Politikani serb i ka dalë në mbrojtje kryeministrit, Albin Kurti pas komenteve të ashpra që shkuan në drejtim të tij nga ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell.
Grenell deklaroi se gjermanët në përgjithësi janë në anën e gabuar të historisë, pasi që ata po e mbështesin kryeministrin Kurti, të cilin ai e quajti fashist.
Ndaj këtij postimi Grenellit i ka reaguar ashpër Sanduloviq. Ai tha se Grenell është mercenar i paguar dhe është blerë nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
“Ju jeni Richard Grenell një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju bleu krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake”, tha ai.
“Ooops! Te godita ne qender zemra ime?! Mezi pres takimin tonë në gjykatë ku do të paraqes gjithçka që bëni për shefin tuaj Aleksandar Vuçiq! Vetëm sigurohuni që FBI të mos ju arrestojë më pare”, ia ktheu politikani serb.