Autoritetet kufitare në Merdare gjejnë një armë në bagazhin e një autobusi vendor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoritetet kufitare në Merdare gjejnë një armë në bagazhin e një autobusi vendor

    Insajderi
    20 December 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes, në pikëkalimin kufitar në Merdare, zyrtarët policorë bashkë me ata të doganës, gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi, kanë gjetur një revole me gas, e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh

    Sipas Policisë, autobusi ishte i një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë.

    “Më datën 20.12.2023 në ora 09:05 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.

    Arma e gjetur është sekuestruar, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse””, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark