Aktakuzë ndaj tre personave që kultivuan hashash, kokainë ose bimëve të kanabisit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj tre personave që kultivuan hashash, kokainë ose bimëve të kanabisit

    Insajderi
    21 December 2023 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve I.S., R.K dhe N.F.

    Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.S., V.R dhe M.D., të cilët gjenden në arrati, pa autorizim kanë filluar të kultivojnë substancën narkotike të llojit kanabis në laboratorët e improvizuara.

    “Me këtë të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ nga neni 272 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pikat 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së. Ndërkaq, i pandehuri I.S., akuzohet edhe për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    ​I pandehuri N.F., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’ nga neni 378 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark