Arrestohet personi që shkeli me veturë policin në Pejë, Insajderi sjell emrin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që shkeli me veturë policin në Pejë, Insajderi sjell emrin e tij

    Insajderi
    26 December 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar i dyshuari që ka goditur me veturë një zyrtar policor të hënën në mbrëmje pasi ishte ndaluar për kontrollë.

    Duke mos iu bindur urdhrave të policit, i dyshuari tashmë i arrestuar ka shkelur me veturë zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Gazeta Insajderi nga burimet brenda prokurorisë ka mësuar se i dyshuari është Agron Gashi.

    Emëri i tij është i njohur për policinë për disa vepra penale që ka kryer më herët.

    Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi

    Me urdher te prokurorit te shtetit i njejti eshte ndaluar per 48 ore nen diqyshimin se ka kryer vepren penale “Vrasje e rende e mbetur ne tentative”. Brenda afatit ligjor do behet kerkesa per caktimin e mases se paraburgimit“, tha ai.

    Po ashtu, të arrestuarit i është konfiskuar edhe vetura me të cilën ka kryer veprën penale ndaj zyrtarit policor i cili ka pësuar lëndime trupore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark