Diaspora dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diaspora dërgoi 1 miliard e 217 milionë euro për 11 muaj

    Insajderi
    27 December 2023 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.

    Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.

    Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 përqind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 përqind kanale të tjera dhe 16 përqind e mjeteve janë trensferuar përmes bankave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark