Vdes një 34 vjeçare, dyshohet se ka rënë nga një hotel afër QMI'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 34 vjeçare, dyshohet se ka rënë nga një hotel afër QMI’së

    Insajderi
    28 December 2023 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një femër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një hotel. Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli afër QMI’së.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, viktima është e moshës 34 vjeçare.

    “Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark