"Mos m'i përmend ata dreqen të larëm" - Shefqet Krasniqi komenton Big Brother Vip Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos m’i përmend ata dreqen të larëm” – Shefqet Krasniqi komenton Big Brother Vip Kosovën

    Insajderi
    29 December 2023 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxhë Shefqet Krasniqi, ka komentuar spektaklin Big Brother Vip Kosova. Hoxha i ka quajtur “dreqën të larëm” pjesëmarrësit, shkruan Insajderi.

    “O dreq i larëm është ai, mos ma përmend se për dreqen nuk ki çka flet. Kjo është kur ka thënë Naimi, mjerë vatani, mjerë mileti e mjërë atdheu, e mjerë feja e kombi, qeveria e shoqëria çka i ka gjete”, tha ai.

    Ai ka thënë se ata që e shohin këtë reality show i bëjnë “argat dreqit”.

    “Çka i vynë një motrës besimtare një gruaja te sinqertë po mos koftë fetare, një motrës atdhetare, shqiptare me këqyre dreqen të larëm. Pse me ia bë një argat dreqit. Nuk muj e ndali por argat si bëjë dreqit”.

    Sipas tij në haram hynë edhe reklamuesit e ata që çfarëdo forme kontriboujnë në këtë format.

    “Këta i bëjnë kontribut përmes klikimeve, telefonatave, komenteve etj etj atje kompanitë shkojnë me bë reklame, tani krejt këta marrin pjesë në haram, krejt marrin pjesë në gjynah”, tha Krasniqi teksa u shpreh se të tillët nuk flasin me familjarë por i shikojnë tërë natën siç thotë ai “dreqet e larëm”.     

    @allahun.permende #kujtojeallahun #shefqetkrasniqi ♬ سبحان الله – Ali Dawud


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark