Pa viza, nesër bëhet fluturimi i parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa viza, nesër bëhet fluturimi i parë

    Insajderi
    31 December 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë mbetur një orë nga liberalizimi i vizave, ku qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 27 vende të zonës Shengen.

    Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë nesër në orën 8:00 të mëngjesit. Një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.

    Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

    Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark