Pasaporta e Kosovës fuqizohet në radhitjen botërore, mbrrin në këtë numër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasaporta e Kosovës fuqizohet në radhitjen botërore, mbrrin në këtë numër

    Insajderi
    02 January 2024 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në radhitjen botërore. Nga vendi i 91-të që ishte deri dje në ranglistën botërore, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta kosovare është e 55-ta në botë për nga fuqia e saj.

    Me pasaportën e Kosovës, pa vizë mund të udhëtohet në 50 shtete, në 41 të tjera viza mund të merret pas mbërritjes e për 107 shtete, nevojitet vizë.

    Në kontinentin evropian, pasaporta e Kosovës është më e fuqishme sesa ajo e Armenisë dhe Azerbajxhanit, por prapa atyre të Ballkanit Perëndimor.

    Në rang evropian, pasaportat më të fuqishme janë ato të Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë e Holandës, në rang global, pasaporta më e fuqishme është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark