"Në gjashtë muajt e parë do të përballemi me mungesë të punëtorëve" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në gjashtë muajt e parë do të përballemi me mungesë të punëtorëve”

    Insajderi
    02 January 2024 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna po kërkon nga Qeveria e Kosovës të krijojë një strategji që të parandalojë ikjen e të rinjve nga vendi.

    Teksa flet për ikjen e të rinjve, ai konsideron se gjashtëmujori i parë i këtij viti do të jetë mjaft sfidues në aspektin e fuqisë punëtore për bizneset.

    “Tani është një mundësi pak më e lehtë për arsyeje se të gjithë ata që shkojnë për qëllime turistike kanë mundësi të jenë në kontakt me një punëdhënës dhe aty për aty të rregullohet një marrëdhënie e punës. Kjo padyshim se do të ketë ndikimin e vet, mirëpo nuk do të ketë një ikje masive, për arsyeje se ne kemi pasur lëvizje të rinjve gjatë dy viteve të fundit që është një numër i madh… Për gjashtëmujorin e parë po, padyshim se bizneset do të kenë sfidë (për punëtor) dhe shto këtu edhe procedurat e thjeshtësuara sidomos të shtetit gjerman”, thotë Rafuna. /KP


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark