Kolona e pritje në Merdar për të dalë nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona e pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

    Insajderi
    02 January 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova mesditën e sotme janë në Merdar.

    Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar, ku pritjet, mesditën e sotme, zgjasin nga 25 deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 300 metra e gjatë.

    Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, mëngjesin e së martës, për të dalë nga Kosova ishin te Dheu i Bardhë, ku pritja ishte po ashtu deri në 30 minuta, por që tanimë atje nuk ka kolonë të gjatë automjetesh e as pritje.

    Në pikat e tjera s’ka kolona as në hyrje e as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm tre deri në pesë minuta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark