“Ndalohen tre persona” – Policia jep detaje për rrahjen në Merdarë ku mbetën të lënduar dy policë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ndalohen tre persona” – Policia jep detaje për rrahjen në Merdarë ku mbetën të lënduar dy policë

    Insajderi
    04 January 2024 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgimtarë dhe zyrtarë policorë janë përleshur fizikisht sot në pikën kufitare në Merdare.

    Në një video të publikuar dëgjohen bërtitma të disa grave derisa po përleshen fizikisht me policët.

    Sipas policisë, shkruan Insajderi, dy zyrtarë policorë janë lënduar dhe janë ndaluar tre persona si të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.

    “Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre  personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark