Konjufca uron qytetarët serbë të besimit ortodoks për Krishtlindjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron qytetarët serbë të besimit ortodoks për Krishtlindjen

    Insajderi
    07 January 2024 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët ortodoks për Krishtlindjen.

    Duke i uruar për ngrohtësi, paqe e solidaritet Konjufca ka uruar në Facebook qytetarët serb të besimit ortodoks në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Postimi i plotë:

    Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen!

    Mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit.

    Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark