
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kosova e ka nisur mbarë Vitin e Ri 2024.
Duke u përvetësuar si suksese çështjen e liberalizmit të vizave, njohjen e pasaportave nga Spanja, targat, si dhe çështjen e rrymës në veri që do të fillojë të paguhet përmes Elektroseverit, Kurti ka falënderuar të gjithë personat që kontribuan në këto të arritura sipas tij, shkruan Gazeta Insajderi.
“Fillimet që po i shënojmë e festojmë tani, janë rezultate të një pune të gjatë e vendosmërie të madhe të institucioneve tona që vazhdon edhe më tej. Falënderoj të gjithë kabinetet politike dhe punonjësit e shtetit dhe qeverisë për kontributin e tyre, dhe partnerët tanë ndërkombëtar për rolin që kanë luajtur”, ka shkruar mes tjerash Kurti të dielën mbrema në Facebook.
Mbetët për tu parë nëse do të ketë radhën themelimi i “Asociacionit”.
Postimi i plotë: